Konsorciumi GEO-CRADLE sjell së bashku 19 organizata si partnerët kryesore duke përfshirë 4 organizata ndërkombëtare EURISY, EARSC, EGS, CEDARE dhe 5 organizata si partner “palë e tretë”, dhe 1 organizatë nga një vend bashkëpunëtor. Kjo lejon mbulim të plotë të zinxhirit të vlerave të VT, duke siguruar përfaqësim të mjaftueshëm të aktorëve më të rëndësishëm në Rajonin e Interesit. Të gjitha organizatat e GEO-CRADLE së bashku formojnë një kombinim unik të:
- Ekselencës dhe ekspertizës shkencore të provuar në lidhje me sfidat globale të adresuara nga GEO dhe Kopernikus.
- Angazhimit të fortë ndërkombëtar dhe/ose rajonal për të promovuar vizionin e GEO dhe Kopernikus për të përftuar shërbimet dhe aplikimet e VT.
- Eksperiencës sw gjerë nga koordinimi i dhe/ose përfshirjes në projektet e lidhura me GEO, GEOSS dhe Kopernikus
- Eksperiencës sw fortë në mirëmbajtjen, operimin dhe integrimin e infrastrukturës me performancë të lartë dhe mbulim të gjerë.
Përfaqësimit të fortë dhe lidhjes me bashkëpunëtorët e VT përmes gjithë zinxhirit të vlerave (komunitetit shkencor, ofruesve të shërbimit dhe të dhënave, përdoruesve fundorë dhe vendimmarrësve).