Inventarët

GEO-CRADLE ka nisur një aktivitet të gjerë e të vazhdueshëm konsultimi me palët e interesuara që ndihmojnë për të krijuar një tablo të plotë të kapaciteteve të VT në dispozicion, për të identifikuar boshllëqet dhe kapur nivelin në të cilin janë përmbushur nevojat e përdoruesve nga shërbimet ekzistuese të VT në Ballkan, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Anketa e Projektit GEO-CRADLE me regjistrimet e saj të pyetësorit on-line, integron kapacitetet ekzistuese të VT të organizatave në rajon në mënyrë efektive për sa i përket infrastrukturës së monitorimit të hapësirës/fotove ajrore/në terren, si  dhe të aftësive modeluese dhe të shfrytëzimit të të dhënave.

Në bazë të anketës rezulton që projekti:

  • mbështet krijimin e shërbimeve të integruara të VT që plotësojnë prioritetet rajonale;
  • kontribuon në zbatimin e GEOSS dhe Kopernikus në rajon.

Ne ju ftojmë me kënaqësi të plotësoni pyetësorin on-line këtu: http://geocradle.eu/platform/