Edhe pse ka pasur progres të rëndësishëm në rajonin ku projekti vepron (Gadishulli ballkanik, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme), ende mbetet një sfidë zhvillimi i kapaciteteve për Vrojtimin e Tokës (VT), bashkëpunimi dhe shfrytëzimi në një nivel të kënaqshëm në rajon.
Për këtë projekti synon:
- rritjen e njohurive aktuale të kapaciteteve ekzistuese të VT në rajon (përmes një sondazhi të vazhdueshëm);
- të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të VT (nëpërmjet një platforme të rrjetit dhe aktiviteteve të ndryshme);
- të identifikojë boshllëqet dhe nivelin e maturimit (përmes analizës), si dhe të rritë pjekurinë e vendeve të ndryshme të rajonit;
- të mundësojë shkëmbimin e të dhënave për VT (duke krijuar një Qendër Rajonale të të Dhënave);
- të japë mënyra konkrete për trajtimin e sfidave rajonale lidhur me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimit të ngjarjeve ekstreme të ujërave, të përmirësojë sigurinë e ushqimit, qasje më të mirë në lëndët e para dhe energji (përmes studimeve të fizibilitetit);
- të propozojë një udhërrëfyes për zbatimin e GEO, GEOSS dhe Kopernikus në tre rajonet.