GEO-CRADLE advokon në mënyrë aktive për rëndësinë e aktiviteteve të koordinuara të Vrojtimit të Tokës, si një mjet efektiv për t’ju përgjigjur disa nga sfidave më të rëndësishme shoqërore. Kjo përfshin në veçanti një angazhim të ngushtë të vendimmarrësve në kuadrin e katër studimeve të fizibilitetit që synojnë të japin një drejtim konkret se si duhet trajtuar përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësuar siguria e ushqimit dhe menaxhimi i ngjarjeve ekstreme të ujërave, qasja më e mirë e lëndëve të para dhe të energjisë. Ajo gjithashtu lidhet me advokim drejt ofruesve të të dhënave e informacionit të VT që të miratojë një politikë të qasjes së lirë dhe të hapur për të dhënat e tyre.
Për më tepër, pas ekzekutimit të një analizë të plotë mbi mangësitë dhe zbatimit të një metode risi për vlerësimin e pjekurisë të çdo vendi në lidhje me aktivitetet e VT, GEO-CRADLE në mënyrë aktive advokon për rëndësinë e qëndrueshmërisë së kapaciteteve të VT dhe iniciativave në nivel kombëtar dhe rajonal. Kështu, partnerët e projektit dhe organizatat e lidhura angazhohen në mënyrë aktive me vendimmarrësit dhe përdoruesit fundor në vendet e tyre, në mënyrë që të përcjellin përfitimet e aktiviteteve të VT në përputhje me vizionin e GEO dhe Kopernikus (p.sh. rritja e vendeve të punës), nxjerrja në pah e rëndësisë për të adresuar mangësitë e identifikuara, dhe më në fund të hartojë një udhërrëfyes për zbatimin në të ardhmen të GEOSS dhe Kopernikus.