Përfshirja

Angazhimi i një game të gjerë të palëve të interesuara të VT, të cilat përfaqësojnë akademinë, industrinë dhe organizatat qeveritare, dhe mbulojnë zinxhirin e plotë të vlerave të VT, përbën një gur themeli në ndërmarrjen e suksesshëm dhe të qëndrueshme të aktiviteteve të VT. GEO-CRADLE ndjek me rigorozitet ngritjen e një Platforme të Rrjetit Rajonal që lejon ndërveprimin me të dhe mes aktorëve të jashtëm të VT, si dhe organizimin e një serie ngjarjesh të dedikuara në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.

Identifikimi dhe angazhimi i aktorëve kryesorë të VT (institutet kërkimore, kompanitë, autoritetet rajonale, etj.) në rajon ka filluar me një anketim të dedikuar për përdoruesit fundor, me një numër të intervistave të përzgjedhura. Ky aktivitet vazhdon gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit. Përmes portalit të vet, GEO-CRADLE ofron mundësi të menjëhershme për çdo organizatë që të shfaqë kapacitetet e veta në këtë anketim. Në terma afat-gjatë, GEO-CRADLE mbështet krijimin e ekosistemit multi-rajonal të VT, ku palët e interesuara mund të aksesojnë lehtësisht informacionin përkatës, të ndjekin zhvillimet aktuale dhe të angazhohen në ofrimin e shërbimeve të VT.

Në këtë kontekst, ne ftojmë aktorët e VT nga Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Ballkani për t’u angazhuar në mënyrë aktive në aktivitetet e GEO-CRADLE:

  • Universitetet, institutet kërkimore, kompanitë dhe departamentet qeveritare janë të ftuar për të plotësuar anketën për kapacitetet rajonale dhe të aftësive të VT; dhe për të ndarë të dhënat e tyre në Qendrën e të Dhënave Rajonale.
  • Përdoruesit e Fundit (si nga sektorët publikë dhe ato privatë) janë të ftuar për të ofruar nevojat dhe prioritetet e tyre në lidhje me shërbimet e VT, që të përmirësojnë punën e tyre. Për më shumë informacion kontaktoni znj. Alexandra Jercaianu.
  • Së fundi, ne ftojmë të gjithë aktorët e VT për të ndjekur nga afër aktivitetet tona në terren, duke i mbajtur të përditësuar lidhur me bashkëpunimin dhe mundësitë e biznesit të tanishëm në rajon, aktivitetet e rrjeteve dhe lajme të lidhura me VT.

Efektiviteti dhe ndikimi i aktiviteteve të angazhimit të palëve të interesit mbështetet më tej me një ndërveprim të vazhdueshëm me organizatat e nivelit të lartë të tilla si GEO dhe Kopernikus dhe përmes shkëmbimeve të rregullta me projekte të tjera të rëndësishme në rajon. GEO-CRADLE ka vendosur edhe një Bord Këshillimor të përbërë nga një numër ekspertësh me përvojë të lartë në aktivitetet e VT në tre rajonet, si dhe ofrimin e këshillave rreth gurëve kilometrik kryesorë të projektit.