Shpërndarja

GEO-CRADLE fokusohet në koordinimin efektiv dhe efikas të kapaciteteve ekzistuese për Vëzhgimin e Tokës në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. Qëllimi përfundimtar i projektit është të lehtësojë shpërndarjen e qëndrueshme të shërbimeve të VT të përshtatura për nevojat e rajonit. Në këtë kontekst, projekti ndërmerr katër studime dedikuar fizibilitetit në mënyrë që të shfaqë se si kapacitetet rajonale të VT (p.sh. infrastruktura e pritjes së të dhënave të VT, modelimi i aftësitë, rrjetet në terren) mund të kombinohen për të dhënë informacion të saktë dhe në kohë në fushat e përshtatjes ndaj ndryshimeve të klimës, sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të ngjarjeve ekstreme të ujërave, qasjes ndaj lëndëve të para dhe energjisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e qasjes së të dhënave, ndarjen, përdorimin dhe ripërdorimin në sigurimin e vazhdueshëm të informacionit, GEO-CRADLE siguron një Qendër Rajonale të dedikuar  të Dhënash.

Një tjetër kontribut i rëndësishëm i GEO-CRADLE është krijimi i një platforme rrjetesh largpamëse për të mbështetur një bashkëpunimin të mirë mes ekosistemit të plotë të palëve të interesuara në rajon (shkencëtarëve, ofruesit e shërbimeve, përdoruesit fundorë, organizatave joqeveritare). Kjo platformë lejon aktorë të ndryshëm të VT nga rajoni për të qëndruar të përditësuar me zhvillimet dhe mundësitë aktuale, e veçanërisht në lidhje me fushat kryesore tematike të projektit.

Së fundmi, GEO-CRADLE përpunon një udhërrëfyes për të propozuar një sërë veprimtarish konkrete në drejtim të zbatimit të GEO dhe Kopernikus në rajon. Kjo do të furnizohet me inforrmacion nga rezultatet e studimeve të fizibilitetit dhe të një analize të plotë mbi mangësitë, që do të lejojë identifikimin e prioriteteve rajonale të VT, dhe nivelin e maturimit të aktiviteteve në nivel kombëtar dhe rajonal.