Udhërrëfyesi

Udhërrëfyesi do të përpunohet duke marrë parasysh sintezën e rezultateve nga analiza e plotë e mangësive, në nivel vendi dhe rajoni, për të paraqitur një tablo të përgjithshme, të përditësuar dhe të vlefshme të boshllëqeve dhe nevojave, për sa i përket ngritjes së kapaciteteve, burimeve (duke përfshirë dhe ato njerëzore), financimit, mekanizmave te koordinimit. Ajo do të matë gatishmërinë dhe pjekurinë e çdo vendi për të adresuar mangësitë e identifikuara dhe të përdorë mjetet për të mbuluar nevojat dhe për të krijuar drejtimin e duhur në rrjedhën e shkëmbimit të mëtejshëm të njohurive dhe praktikave më të mira. Udhërrëfyesi do të identifikojë të gjitha sfidat rajonale, siç rezultojnë nga bashkëpunimi me aktorët rajonalë gjatë zbatimit të GEO-CRADLE, si dhe do të përcaktojë prioritetet për GEOSS dhe ndonjë nismë të mundshme rajonale për të përballuar në mënyrë efektive dhe kolektive këto sfida.